Shqiptari i pakënaqur me punën në Belgjikë, sulmon shefin plagos me thikë një koleg

Shqiptari i pakënaqur me punën në Belgjikë, sulmon shefin plagos me thikë një koleg

22:32, 23/11/2018
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar shqiptar ka sulmuar shefin e tij me thikë në Belgjikë. Ai tentoi ta qëllonte për shkak të një pakënaqësie në pune.

Mediat belge shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një kompani frutash në Antwerp. Menaxheri i kërkoi punëtorit 36-vjeçar shqiptar që të ndryshonte sektor, por ai nuk ra dakord dhe mes tyre nisi një debat i ashpër. Më pas, shqiptari mori një thikë dhe filloi ta kërcënonte.

Menaxheri mundi ta shmangte dhe sulmin, por mbeti i plagosur një punëtor tjetër i cili ndërhyri për t’i hequr dorën nga thika 36-vjeçarit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nuk është i aftë për punë për 16 ditë.

Mësohet se 36-vjeçari shqiptar i cili jeton në Antwerp, do të dalë përpara Gjykatës ku do të përballet me akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco