Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vrasja në Greqi/ Identifikohet viktima! Detajet

Vrasja në Greqi/ Identifikohet viktima! Detajet

16:29, 23/11/2018
A+ Aa A-

Është identifikuar shqiptari i cili u vra një ditë më parë nga policia greke. Policia e Shteti bën me dije se shtetasi i vrarë është 39 vjeçari Altin Mulla, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarri nga policia greke.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar.

Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi Altin Mulla, 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.

Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco