FOTO/ Vrau rumunin, arrestohet shqiptari në Itali. Ja emri

FOTO/ Vrau rumunin, arrestohet shqiptari në Itali. Ja emri

13:49, 23/11/2018
A+ Aa A-

Humbi jetën sepse u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar, duke ndërhyrë në një debat midis një të njohuri të tij dhe një personi tjetër.

Policia e Bolonjës ka ndaluar dje një shqiptar 49-vjeçar dhe një italian me precedentë penalë, 32 vjeç, të cilësuar përgjegjës për vrasjen e Nicu Chirila, punëtor rumun 55-vjeçar, i cili vdiq më 15 nëntor në Ospedale Maggiore si pasojë e plagëve të marra

. Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të tetorit, në periferi.

Hetimet e kryera nga komisariati i Bolonjës kanë zbardhur ngjarjen falë dëshmive të ndryshme, duke arritur të zbulonin përgjegjësit dhe elementët për arrestimin e tyre.

Debati nisi në një bar ku rastësisht ndodhej edhe viktima, i cili ndërhyri. 55

-vjeçari ndërhyri edhe jashtë barit, duke lënduar lehtë italianin Mirko Cosimino Lettieri. Më pas u largua.

Lettierin më pas erdhi dhe e takoi, gjithmonë pranë barit, në zonën Arcoveggio, i njohuri i tij shqiptar, Ilir Marku, dhe të dy së bashku arritën ta gjenin rumunin, që ishte larguar me autobus, duke e sulmuar përsëri.

Chirilia arriti të shkonte në shtëpi, por u ndje keq dhe telefonoi urgjencën, për të vdekur në spital disa ditë më pas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco