Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Furgoni bie 40 metra në greminë, ja emrat e të plagosurve dhe gjendja e tyre

Furgoni bie 40 metra në greminë, ja emrat e të plagosurve dhe gjendja e tyre

08:42, 17/11/2018
A+ Aa A-

Një aksident I frikshëm është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në fshatin Pishkash në rrugën Librazhd Qafë Thanë kur një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë. 

në njfotimin e policisë thuhtes se  furgoni me targa AA 369 UF, me drejtues Markel Merkollin 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht në Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë. 

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, Endri Merkolli 22 vjeç, dhe Kristo Çika 31 vjeç, banues po në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët janë transportuar për në spitalin e Librazhdit. Nga aksidenti Endri Merkolli paraqitet në gjendje më të rëndë se dy pasagjerët dhe pritet që të transportohet për në Tiranë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit



© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco