FOTO/ Policia publikon listën e 8 kriminelëve më të kërkuar në Vlorë: Na ndihmoni t'i gjejmë

FOTO/ Policia publikon listën e 8 kriminelëve më të kërkuar në Vlorë: Na ndihmoni t'i gjejmë

09:32, 14/11/2018
A+ Aa A-

Këta janë 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun e Vlorës, të dënuar me burgim të përjetshem dhe me 25 vjet burg.

Policia e Shtetit njoftoi sot se fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. "Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", fton Policia.

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImage

Policia e Shtetit po ashtu ka pasuruar listën e personave të shpallur në kërkim dhe për informacion nga qytetarët, që të ndihmojnë në arrestimin e tyre, ka vendosur njoftimin: Telefononi në numrin 129 ose shkruani në emailin policiaeshtetit@asp.gov.al.

Në faqen zyrtare  në internet të Policisë së Shtetit, shfaqen me emra dhe foto shumë persona nga e gjithë Shqipëria, midis tyre dhe disa gra.  Një pjesë tyre e dënuar me burgim të përjetshëm.

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco