Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Përgjimet, vëllai i Ndokës telefonon regjistruesin: Shihe Ranën aty, kape krejt, q*... motrën!

Përgjimet, vëllai i Ndokës telefonon regjistruesin: Shihe Ranën aty, kape krejt, q*... motrën!

09:04, 23/10/2018
A+ Aa A-

Nga përgjimet e Prokurorisë është zbuluar mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës, përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën. Nga komunikimet e anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda të Ndokajve, që deklarohen si pronarë të kësaj zone. Shqiptarja.com ka publikuar sot përgjimin ku shfaqet Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipptekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit ...760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:

Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën...118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber... Ban një filmim.

+197: 118 numri i pasurisë?

Gjevi Ndoka: Nr. i pasurisë.

+197: Ok.Gjevi Ndoka: 1018 se harrova...

+197: Nuk ka, është shtet, është sot kullotë! A ta shoh si sipërfaqe?

Gjevi Ndoka: Ta kam çu hartën në “viber” dhe shif 2513-ën...??!!

+197: Kush e ka apo çaaa...??Gjevi Ndoka: Si ashtë...., a është shtet, ... a kush e ka, si është...??

+197: ...Aaaa ok....

Gjevi Ndoka: ...Nuk kuptova, ...mirëmëngjesi..!

+777: ...Hë se shkova e i verifikova “ato” dhe 90% jashë ashtu sikurse the ti,... janë nja dy-tre lëvizje të vogla por pa “dëme”...!

Gjevi Ndoka: ...I kam verifiku..., janë 100% e mos e vrit menjen...!

+777: ...Po i verifikova unë i tash prapë, ... por ai Nikolla flet kështu sipas interesave...

Gjevi Ndoka: ...Rri, se e di ku e ka interesin ai...! E dyta, ...jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash... atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”...! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”...!

+777: ...Po takohena mbrapa e flasim...

Gjevi Ndoka: ...E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, ...e di unë të sigurt se prej kujt...!

+777: ...Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!

Gjevi Ndoka: ... edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”...!

+777: ... Po mirë, s’ka rëndësi...zgjidhe ti...!

Gjevi Ndoka: ... Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot... – se ky nuk flet për këtë rast. ... Se ne na duhet nji që të mos
foli...!

+777: ...Cili..., kyyyy...., ky kushërini jot...???

Gjevi Ndoka: ... Jo ky “tjetri”, ... Armando!

+777: ... Armando, ... ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k... boll...”!

Gjevi Ndoka: ... Na duhet “një k...” për kët punë...

Sipas transkriptimit të përgjimeve të numrave celularë në posedim nga Gjevi Ndoka dhe një personi i identifikuar me profesion topograf, lidhur me parcelën me nr. 540 rezulton:

+178: ... Në daç mbaje mend... në daç shënoje, ... nuk e kap “kjo që kam unë përpara”, ... e ka me më mxjerr hartën e 540-ës.

+760: ... 540-ën?

+178: ... 540-ën... i thuj “atij” se e merr vesht ai, ... e ke indeksin 4476...131 C.

Gjevi Ndoka: Po. 540-ën..., sonte a nxjerr gja... (i thotë dikujt) më jep një laps e një letër...

+178: ... S’ka problem... nesër nadia (mëngjes) ta kry gati, se punoj “këtu” unë!

Gjevi Ndoka: ...540...?!

+178: ... Po, është numri i pasurisë 540, është indeksi 4476, 131 C...

Gjevi Ndoka: ... Prit... prit nji sekond...indeksi...?

+178: ...4476, 131 C..., edhe se më duhet për nadia, se unë po punoj... i hapi punë vedit.

Gjevi Ndoka: ... Kjo do hartën e saj ëëëë...?!

+178: ... Duhet, se s’e kam, ... nuk e përfshin kjo këtu!

Nga transkriptimi i përgjimit ndërmjet numrit në posedim të Gjevi Ndokës dhe personave të tjerë, si përfitues i një sipërfaqe toke, note, topograf etj., rezulton:

Gjevi Ndoka: Si kalove? Dëgjo shokun tan, nesër 90% do më duhesh! Po të them unë me më ardh me më hedh një firmë! Po të them unë se më duhet një firmë e jotja... dhe po mujte më duhet edhe një certifikatë. Certifikatë familjare.

+310: Po mirë, se po e marr në Lezhë.

Gjevi Ndoka: Po mujte mirë, nesër o kur të dush, ... edhe pasnesër se ta ka ba gati te noteri për firmë!+310: Nesër.

Gjevi Ndoka: Mundohu të vish pas orës 11:00 nesër, dal e t’marr unë aty e të çoj te noteri ... dhe mbrapa del certifikata direkt në emër tand, e ço direkt në hipotekë.

Gjevi Ndoka: Zef, ...a je te puna?

+804: Jo jam te hipoteka, po shko tash aty se i them në telefon unë, ...e ka gati!

Gjevi Ndoka: Shiko ça ke me i thën, ... mos t’i thotë asnjë gjë, vetëm të firmosin e të iki në punë të vetë ajo!

+804: Po do vij me gjithë gru ai...?!

Gjevi Ndoka: Po do firmosi Maksi, njëherë or burrë, ...edhe mos i thuj gjë asaj...! i thuj...: ...me atë tjetrën merrem unë...! Veç ta hudhi firmën, a kupton? A po ma sjellë ti?

+804: Jo, tani jam te hipoteka e vonoj 5 minuta! Të vijë më vonë...

Gjevi Ndoka: Po ka ardh prej Shkodre or burrë...!

+804: Po mirë të shkoj, ...tash në telefon po ia sugjeroj asaj...

Gjevi Ndoka: Po mirë, ... po i thuj vetëm të firmosi mos të japi shpjegime, ... qëndro te hipoteka, kaq.

+804: Po jo mo se, ... ashtu i them unë i them hajt...!

Gjevi Ndoka: Po kam fol unë me të mor vëlla, ... veç të hedhi atë firmë! O Maksi “ky”?

+804: Po e kuptoj, e kuptoj. E si e ka emrin e babës kjo...?

Gjevi Ndoka: Pyete vetë, ...është nusja e një shokut tonë..., i ka vdek i shoqi.

Gjevi Ndoka: ...Heeej se harrova..., a kanë mbaru punë ata atje “lart”, a jo...? Ata sipër punës tane, or burrë?

+880: ...jo, tu ec janë..., jo!

+760: ...Hëëë s’kan mund ta bëjnë...! Ai i hartës, po ...i hartës po.

+880: ...Ok, mirë po të mora vesh, ...thashë se mos ka mbaru puna...!

Gjevi Ndoka: ...Po jo mo zemër! Na duhet diçka, na duhet një konfirmim..., po hajt se flasim nga afër...!

+880: ...Hajt se do e firmosësh ti, ...2 minuta!

Gjevi Ndoka: ...Takohena mbrapa.

SHTETESIMI NGA ZBULIMI i ABUZIMEVE

Nga transkriptimi i përgjimeve (si më poshtë) rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë ardhur në dijeni të një rasti tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:

Gjevi Ndoka: ...Ku je, ...a je me njerëz a vetëm?

068...070: ...Fol...? Është me këtë “Drejtorin”...!!!...

Gjevi Ndoka: ... Ça problemi vëlla...!

+070: ...S’di pra gja, ...kush i ka pru letrat...!

Gjevi Ndoka: ...Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku...!...

+070: ...S’e di jo, s’e kuptoj...!

Gjevi Ndoka: ...Na doli lojë me ta, or burrë, ...a e di si asht ajo kontrata atëhere...!!! Si do bajm...?! Na dol lojë kjo punë, ... si do manovrojmë...?!

+070: ...Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!

Gjevi Ndoka: ...Po jooo, ... mos i thuj asnji punë, ...mos i thuj gjë për të!

+070: ...Po i them... kanë ken në emër të atij mor, ...Zefit !!??

Gjevi Ndoka: ...Jo, jo fare, se na qet lojë!

+070: ...Po s’ke ça, ...s’ke ça... se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë

Gjevi Ndoka: ...Si i ka kopjet...?!

+070: ...Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, ...ky Drejtori!

Gjevi Ndoka: ...Ça kopjesh ka?!

+070: ...Krejt mor, ...ça kanë ashtuuu...!

Gjevi Ndoka: ...Kush ia ka dhanë?!

+070: ...Nuk e di. S’e di..., ... i tash e mora vesh edhe unë!

Gjevi Ndoka: ...Mos na sill në “skenë” njëherë, ...mbaje një herë nji ashtu...!!!

+070: ...Duhet me thonë ... “s’di gja”...!

Gjevi Ndoka: ...Po, ... ta shohim, mos ka ba “ndonjë gabim harte” – i thuj.

+070: ... Jo mor burrë, ... se më pyeti mu dhe më tha... – “kush ia ka dhanë atij”?! ... Tashi unë s’po i them se s’e kam dhanë unë, ... se këtë e dinë!!!

Gjevi Ndoka: ...Po si do bajmë, praaaa...?!!!!

+070: ...I tash të dali, ... ka për t’më thanë.

Gjevi Ndoka: ...Pash kryet e robve, ... mos i thuj gja nji herë për mu, ... mos më qit mu...!!!

+070: ...Jo mor, ...s’di ça me i than mor...!?

Gjevi Ndoka: ...Mos ma nxjerr i herë! Pa s’di si me i thanë...?!!! Bobooo sa lojë na doli me kët punë!

+070: ...Duhet me i thanë se, “kjo” është në emër të Zefit, e me mujt me e mbyll nji ashtu!... jo tandin ... po i them, ... mund të jetë ba ndonjë gabim, se ka kenë prokura për tjetër gjo, e këshu asht përmend emri jot!

Gjevi Ndoka: ...Asht ba ndonjë gabim harte... – i thuj.

+070: ... Do t’i them se s’ka ken në emër tand, ka kenë në emër të Zefit!!! ... Se Zefi s’e merr që s’e merr vesh prej tij...!

Gjevi Ndoka: ...He ç’na qiti punë..., me të ik truni!

+070: ... Edhe 800 m2, ... atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala...! Po i them... - s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!

Gjevi Ndoka: ...Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”...!

+070: ... Mirë, po i them pra, ...se ashtuuuu...Zefi!

Gjevi Ndoka: ...Mos i thuj që folëm bashkë?!

+070: ...Jo, “s’ka lidhje me ty”...!
Gjevi Ndoka: ... Ma jep pak atë...që je me të...? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

“Pjesën e Ronës, kape krejt”
 

Qëllimi i kreut të këtij grupi kriminal subjektit Gjevi Ndoka, pasqyrohet qartë në dy transkriptet me nr. 15622 dhe nr. 15625, të datës 30.03.2017, ku subjekti Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet: “...Bled, a po m’i nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë...?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton: “...Shihe ranën nji aty ... Ça të jenë ... këtë e din vetë ti, ... pjesën e Ronës, kape krejt q...motrën”./Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco