Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin, ja sa vite për secilin anëtar të bandës së tij Foto arkiv

Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin, ja sa vite për secilin anëtar të bandës së tij

12:02, 02/10/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazi. Pretenca sapo u dha për kreun e grupit kriminal. 

Për të akuzuarit e tjerë u kërkuan:

  • 15 vjet burg për Gilmando Danin.
  • 11 vjet burg për Endri Zelën dhe Endri Qyqjen. 
  • 10 vjet burg për Blerim Shullazin.
  • Në total, 64 vite burg për bandën

Në seancë ndodhen përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe asaj gjermane.

Prokurorët e çështjes janë Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Në seancë nuk ishte e pranishme Donika Prela, e cila njoftoi se ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Të akuzuarit nuk ishin paraqitur në seancën ku në total morën 64 vite burg. Qenë avokatët e tyre ata që reaguan ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë.

Seanca gjyqësore po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, siç shihet në foto.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Qytetar02/10/2018 12:42

    Se mos ta bej dhe ky si Ermal Hoxha te dal mbas 3 muajve...

    Shto koment

    Denonco