Sekuestrohen 1.2 milion euro në një bankë të nivelit të dytë, prokuroria dyshon se …

Sekuestrohen 1.2 milion euro në një bankë të nivelit të dytë, prokuroria dyshon se …

15:17, 19/09/2018
A+ Aa A-

Sekuestrohen 1.2 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

Ka dyshime se paratë do të përdoreshin për aktivitet criminal.

Prokuroria sekuestroi sasinë e eurove që ishin në llogarinë e shtetasit A. H.

Transaksionet bankare ishin bërë mbi kontrata të dyshimta.  

Ja njoftimi

Mësohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë pas referimit të drejtorisë vendore të policisë Tirane ka regjistruar procedimin penal nr 7179 /2018 për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprëse penale ose aktivitetit kriminal sipas nenit 287 te K.Penal. "Nga aktet paraprake në diapozicion të prokurorise transaksionet bankare në lidhje me këtë shumë janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk perputhen me të dhënat e shoqërisë aksionet e të cilës janë shitur në shumen 1.200.000 euro" informon prokuroria. Deri në këtë fazë të hetimeve ka dyshime të arsyeshme se shuma e sekuestruar do te perdorej ne aktivitet kriminal te personave te dyshuar dhe personave te trete. Kërkohet të saktësohet se sekuestroja është vendosur në kuadër të këtij procedimi dhe të urgjencës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/09/2018 15:25

Mos është gjë ajo banka e çiftit kryeministror? A thua u bë burrneshë ajo katnarja e prokurorisë? Aferim!

Shto koment

Denonco