Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Bllokohen dhjetra kg mish qingji i rrezikshëm në 2 biznese, emrat

FOTO/ Bllokohen dhjetra kg mish qingji i rrezikshëm në 2 biznese, emrat

11:33, 28/08/2018
A+ Aa A-

AKU ka evidentuar 2 biznese që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme,  nga kafshë të paregjistruara që nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes; ishin pa vulë dhe çertifikatë veterinare.

Konkretisht, AKU ka konstatuar 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin me aktivitetet tregtim mishi " Arta Zaka"” në Divjakë si dhe 16 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I Kodit penal "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco