EMRAT/ Kërkoheshin në të gjithë Europën, dy shqiptarë ekstradohen në Itali

EMRAT/ Kërkoheshin në të gjithë Europën, dy shqiptarë ekstradohen në Itali

20:13, 16/07/2018
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë ekstraduar për në Itali, pasi kërkoheshin për një sërë veprash penale.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptarët janë vënë në pranga në Shqipëri dhe janë ekstraduar ditën e sotme për në Romë.

Bëhet fjalë për dy shqiptarët, Mario Çela 38 vjeç dhe Mariglen (Gjergji) Shusha 32 vjeç.

Ata janë shoqëruar nga agjentët e Interpolit.

Sipas asaj që thotë policia italiane, bëhet fjalë për dy shqiptarë të kërkuar në të gjithë Europën.

Ndaj tyre ishte lëshuar urdhër-arresti për akuza e trafikut të drogës, organizatës kriminale etj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TROPOJANI16/07/2018 20:30

sa shpejt i dorezoni kur ju do trapi !!! AGRON GERONIN nuk e dorezuat deri sa u be m'ti mullar !!!

Shto koment

Denonco