FOTO - Ekzekutimi i organizatorit të arratisjeve të Alket Rizait/ Po heton Interpoli: Vrasësit janë shqiptarë!

FOTO - Ekzekutimi i organizatorit të arratisjeve të Alket Rizait/ Po heton Interpoli: Vrasësit janë shqiptarë!

20:31, 25/01/2018
A+ Aa A-

Autorët e vrasjes së Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, mund të jenë vrasës shqiptarë me pagesë. Kjo është një nga pistat e hetimit më të lakuara së fundmi nga mediat helene.

Sipas të dhënëve të fundit hetimore, autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë AND-je, ç’ka ngre dyshime të forta se bëhet fjalë për profesionistë, që e kanë përgatitur prej kohësh krimin. Sipas pamjeve të një videokamere sigurie që ka regjistruar momentet e krimit, ekzekutori i afrohet “BMW-së” së zezë në të cilën po hynte 57-vjeçari dhe qëllon me armë zjarri. Ai ndihmohet nga një person i dytë, i cili drejtonte motoçikletën.   

    Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se arma që qëlloi Stefanakos, nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë krim tjetër.

    Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen “Hajdari” të Athinës.

    Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë.

    Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

    Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas.

    Në një reagim për mediat pas krimit, Alket Rizai tha: “Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.

    Rizai, në rrëfimin për “Gazetën Shqiptare” shtoi: “Me Vasilis Stefanakos ishin thjesht të njohur dhe se ishin akuzuar në 2006 bashkë. Po nuk kemi asnjë lidhje me njëri-tjetrin”

    Interpoli është informuar për çështjen duke u përpjekur të identifikojë persona të “dyshimtë” kryesisht nga Shqipëria, që kanë hyrë në Greqi para vrasjes dhe janë larguar së fundmi, për të arritur të ndonjë i dyshuar i mundshëm, raportojnë mediat greke.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco