Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

'Benz' përfundon në lumë, humb jetën drejtuesi i mjetit

'Benz' përfundon në lumë, humb jetën drejtuesi i mjetit

17:46, 10/01/2018
A+ Aa A-

Një aksident me të paktën një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e vjetër të Milotit, në aksin dytësor Pllanë-Rrubik.

Një mjet tipi “Benz” me targë “AA 272 JN” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Mat.

Sipas policisë, afër lumit është gjetur një person i pajetë që dyshohet të jete drejtuesi i mjetit. Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.

Policia e ka nxjerr mjetin në anë të lumit dhe s’ka konstatuar njerëz të tjerë brenda në makinë, bëjnë me dije burime policore.

Mjeti ka qenë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Bërzanë, kur ka dalë nga rruga në një moment dhe ka përfunduar në lumë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco