Vdekja e Adelës, dyshimet e mjekes që se beson shkakun e vdekjes: Pallavra, nuk e lanë të ...

Vdekja e Adelës, dyshimet e mjekes që se beson shkakun e vdekjes: Pallavra, nuk e lanë të ...

15:53, 30/10/2017
A+ Aa A-

Ndarja nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka tronditur opinionin publik, rrethin e gazetarëve, miqtë dhe dashamirësit e ish-banores së ”Big Brother Albania 2”.

Ajo u shua krejt papritur, duke mos lënë pas asnjë shenjë, që të vërtetonte këtë vdekje tragjike. Disa media raportuan se gazetarja vuante nga epilepsia, madje edhe deklarata e policisë e pohonte diçka të tillë, duke ngritur dhe dyshime se pikërisht kjo sëmundje të ketë qenë dhe shkaktarja e ndarjes nga jeta të Xhamanit.

Mjekja e QSUT, Teuta Kamberi Alizoti, ka përjashtuar në mënyrë të prerë që Xhamani të ketë vuajtur nga sëmundja e epilepsisë, duke i quajtur raportimet e mediave pallavra. Duke u bashkuar me dhimbjen për ikjen e saj në moshë të re, mjekja sqaron arsyet pse ajo nuk ishte e prekur nga kjo sëmundje.

“Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?! E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet… por edhe sikur… pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?! Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik.. do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem.. Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar.. Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..

Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj.. ky ne konteksin e nje statusi epileptik.. sipas jush… Per mua ajo vajze kishte shume per te thene. por nuk e lane ta thoshte… U prehsh ne paqe zemer.. Uroj te gjehet e verteta jote.. Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar”, shkruan mjekja në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bora31/10/2017 00:24

O zot sa gjynah pse e more po dhe atak kaq e re nuk di cte them sot jemi neser jo o njerz fali mirsi sa te jeni ne ket bot.

Shto koment

Denonco