Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

21:45, 08/05/2024
A+ Aa A-

Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen e aktorit.

Dyshime të cilat si gjithmonë, thuhen dhe zhvillohen në rrjete sociale nga ndjekës e fansa të tij. “Ben po përpiqet shumë ta promovojë fytyrën e tij të re”, shkruan dikush në X.

Image

Dikush tjetër komentoi: “Duket sikur po i shkrin fytyra, e vini re sa shumë i tërhequr duket?”

“Pse duket kaq ndryshe fytyra e Ben? Duket sikur ka bërë mollëzat dhe çdo gjë”, shkruan një i tretë. Ndërsa një i katërt vendosi të shprehë supozimet e tij në lidhje me martesën e Affleck dhe Jennifer Lopez, duke deklaruar: “Ata nuk janë mirë. J.Lo po e transformon atë njeri”.

Image

Mediat janë përpjekur të marrin një deklaratë nga stafi i Ben, por deri tani nuk ka asnjë koment, megjithëse në krahasime fotosh, duket se ka një ndryshim të ndjeshëm në pamjen tashmë më rinore të aktorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco