Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Christina Applegate rrëfen të vërtetën e sëmundjes që e ka pllakosur!

Christina Applegate rrëfen të vërtetën e sëmundjes që e ka pllakosur!

20:57, 27/03/2024
A+ Aa A-

Pasi luftoi me kancerin dhe doli fitimtare, Christina Applegate mori një tjetër goditje tre vjet më parë kur mjekët e diagnostikuan me sklerozë të shumëfishtë. Që atëherë, jeta e aktores popullore që interpretoi Kelly-n në serialin hit "The Bundy Family" ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Image

Në vitin 2008, Christina Applegate u diagnostikua me kancer gjiri dhe iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë. Asokohe, aktorja deshi ta mbante të fshehtë sëmundjen dhe së fundmi pranoi se i vjen keq që nuk u tregua dhe aq "transparente" për diagnozën e saj të kancerit.

Image

"Gjithçka që thashë ishte një gënjeshtër e madhe," kujtoi ajo në podcast të Dax Shepard. “Isha unë duke u përpjekur të bindja veten për diçka, por në fakt mendoj se kjo nuk më solli asnjë dobi”, shtoi aktorja.

Ndërsa Applegate tha se ishte e lumtur që historia e saj ndihmoi në mbledhjen e "miliona dollarëve" për parandalimin e kancerit të gjirit, ajo pranoi se "qante çdo natë" në shtëpi gjatë trajtimot.

Por si duket jeta e aktores që tani vuan nga skleroza e shumëfishtë? Applegate e njoftoi diagnozën e saj në 2021 përmes mediave sociale. Që atëherë, ylli u ka dhënë fansave rregullisht lajme mbi shëndetin e saj. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje e sistemit nervor qendror që ndërpret rrjedhën e informacionit midis trurit dhe trupit, sipas Shoqatës Kombëtare të Sklerozës së Shumëfishtë.

Image

Sistemi imunitar sulmon rreshtimin nervor të trupit, duke prodhuar simptoma të paparashikueshme, duke përfshirë dhimbjen, lodhjen apo edhe paralizën. Applegate foli në podcast "Armchair Expert" të Dax Shepard për diagnostikimin me sklerozë të shumëfishtë si "gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë në gjithë jetën e saj". "

Unë kam 30 lezione të trurit," shpjegoi ajo, sipas New York Post. "Më i madhi është pas syrit tim të djathtë, kështu që syri më dhemb shumë”, shtoi aktorja. Christina shtoi se ndonëse shikimi nuk i është prekur, skleroza e shumëfishtë ndikoi në lëvizshmërinë e saj.

"Dora ka filluar të më lëvizë çuditshem”, tha aktorja e cila nuk lëviz dot më pa bastun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco