Olta Sheta komenton banorët e rinj të BBV3: Gjërat që nuk i arrijnë vetë, fajësojnë dikë tjetër...

10:46, 24/04/2024
A+ Aa A-

E ftuar në studion e ‘Kafe Shqetos’ mëngjesin e sotëm ish-konkurrentja e “BB3’ Olta Sheta, ka komentuar lojën e banorëve të këtij edicioni të ‘Big Brother Vip’

Sipas saj, tendenca e banorëve të këtij edicione është të bëjnë ‘faje’ dhe topin të ja pasojnë dikujt tjetër, që në këtë rast është produksioni.

"Njerëz shumë të dobët që për një gjë që nuk ju plotësohet apo nuk e arrijnë dot e vënë gishtin  dikujt jetër sepse ne e kemi atë, fajin nuk e pranojmë dhe ngelet jetim"- u shpreh ajo.

Pjesë nga biseda:

“Njerëz shumë të dobët që për një gjë që nuk ju plotësohet apo nuk e arrijnë dot, ja vënë gishtin dikujt tjetër sepse ne e kemi atë, fajin nuk e pranojmë dhe ngelet jetim.

Në rastin e tyre, ata ja vënë fajin dikut tjetër, (produksionit) dhe në rastin e Olsit më vjen pak çudi që një artist si ai arrin në këtë pikë.

Nga Jetmiri e prisja, kurse nga Olsi jo sepse asnjëherë nuk i dihet nesër pasnesër jeta të lidh me televizionet pasi profesioni është i tillë dhe nuk besoj se produksioni i ka thënë në lojë ‘rri urtë ti’, ajo ishte loja e vet dhe nuk ishte përballuar asnjëherë më këtë lloj situate.

Prandaj është i bukur Big-u ti je jashtë zjarr, por shkon atje e bllokohesh ose e kundërta. Atje ti e njeh veten në dimensione të ndryshme se çarë ti je i aftë të bësh ose jo.

Ndoshta ai kishte një bllokim, apo rasti i Albi Nakos ‘tani do vazhdoj lojën’ por ngeli aty, loja nuk nisi kurrë.

Gjithmonë ata që kanë pretenduar për të qenë fitues, janë humbësit më të këqinj, tek BBVK1 të gjithë pretendonin se e do e fitonte Donaldi, por e mori Iliri. Tek e fundit, humbja do të duhet të pranohet".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco