Ish banori i Big Brother: Publiku zgjedh Julin si fitues i këtij edicioni, për pjekurinë dhe maturinë

11:01, 24/04/2024
A+ Aa A-

Një televotim i fshehtë është mbajtur prej disa ditësh në Big Brother, ku teleshikuesit do të votoni se kush është u preferuari i tyre mes Julit dhe Eglës në këtë pikë të lojës.

Mbrëmjen e djeshme, me më shumë vota Juli ka rezultuar si më i preferuari i publikut.

Por këtë rezultat e di vetëm Juli, sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri.

Pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falënderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë.

Ilir Beqiri, ish Ish banor i Big Brother i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se publiku zgjedh Julin si fitues për pjekurinë e maturinë, dhe jo Eglën për faktin se njerëzit mendojnë se ajo është një minë me sahat dhe nuk kanë besim te vazhdimësia e saj.

Deklarata e tij:

“Ky edicion është interesant në llojin e vet pasi ka pasur disa dinamika sidomos me personat që kanë dalë jashtë.

Edhe mua më duket i habitshëm reagimi i Olsit, por duhet të themi edhe këtë gjënë tjetër, që kanë ndodhur shumë çudira në televizionin shqiptar, që disa njerëz janë përdhosur me njëri tjetrin lart e poshtë e në fund fare kanë bërë paqe.

Kështu që edhe Olsi pavarësisht kësaj pjesën që bën më ‘Top-in nuk është e çuditshme që nesër pasnesër të vejë prap e të punojë me ta.

Unë me thënë të drejtën në momentin që doli Olsi, atherë e kuptova që ai ishte brenda në shtëpi dhe nuk besoj se ja ka fajin produksioni. Edhe unë normalisht kam rezerva ndaj produksionit, por kur janë disa gjëra që duhen vlerësuar, duhen.

Ka disa persona të tjerë që janë humbës të këqinj që nuk kanë njohur vlerat, por shohin vetëm anët negative.

Mua në të gjitha sondazhet që pashë online, të gjitha faqet nxjerrin fitues Julin dhe raporti është 2 me 1. Mu duk i çuditshëm raporti i mbrëmshëm me vetëm 18 vota më shumë, probabilitet me matematikë të ulët sepse kanë votuar mijëra teleshikues.

Publiku zgjedh Julin si fitues për pjekurinë e maturinë, dhe jo Eglën për faktin se njerëzit mendojnë se ajo është një minë me sahat dhe nuk kanë besim te vazhdimësia e saj”.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco