Nga ndarja publike tek ajo virtuale: Një përmbledhje e divorcit të Fedez dhe Chiara Ferragni

Nga ndarja publike tek ajo virtuale: Një përmbledhje e divorcit të Fedez dhe Chiara Ferragni

10:08, 24/04/2024
A+ Aa A-

Prej shkurtit të këtij viti mediat po vlojnë për ndarjen e Chiara Ferragnit dhe Fedez. Për çiftin, aludimet nisën akoma më herët, por konfirmimin e parë e dha vetë Chiara në një intervistë për Fabio Fazio në “Che Tempo Che Fa”, ku pranoi se ka një krizë në çift.

Më pas, njerëzit dhe mediat vëzhguan lëvizjet e të dyve, duke u konfirmuar se nuk jetojnë më bashkë dhe se koha e tyre bashkë si familje ishte pothuajse joekzistente. Në dy raste të vetme, përkatësisht në ditëlindjet e fëmijëve, të dy u gjendën bashkë për herë të parë prej muajsh. Fill në këtë periudhë, ata ndaluan së publikuari imazhet e fëmijëve online duke ndryshuar qasjen e publikut ndaj familjes së njohur.

Dhe së fundmi, Fedez konfirmoi në një intervistë të rrallë, se divorci është në proces dhe se çifti janë të ndarë, por Chiara është gruaja e tij vetëm ligjërisht.

Tashmë, fansat e Fedez dhe Chiara Ferragni nuk kanë më shpresa për ribashkimin e çiftit dhe arsyeja është edhe “ndarja” e tyre online, e cila erdhi e fundit në radhë ndryshe nga sa ndodh zakonisht.

Asnjë prej tyre nuk e ndjek më tjetrin në Instagram dhe kjo u cilësia si shenja vendimtare e fundit të historisë së dashurisë së tyre.

Kriza e çiftit ka kaluar edhe në rrjete sociale ku Fedez nuk ndjek më as motrat Ferragni. Të njëjtin veprim kanë bërë dhe ish-kunatat. Po ashtu, ai ka hequr foton e profilit familjare dhe nuk mban më një unazë.

Asnjë prej tyre nuk kanë më foto të përbashkëta në rrjete sociale, përveç pak fotove me fëmijët, të cilëve tashmë nuk po ua tregojnë fytyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco