Sherri me të dashurin/ Britney Spears tregon këmbën e ënjtur, ja kë fajëson

Sherri me të dashurin/ Britney Spears tregon këmbën e ënjtur, ja kë fajëson

09:18, 03/05/2024
A+ Aa A-

Britney Spears ka treguar këmbën e saj të mavijosur pas sherrit me të dashurin e saj në Chateau Marmont në Los Angeles, Kaliforni. Mirëpo ajo fajëson nënën e saj për nxitjen e dramës, raporton ‘Pagesix‘.

“Vërtet e përdredha kyçin e këmbës mbrëmë si një idiote”, tha këngëtarja e “Circus” në Instagram.

Image

“Eshte kaq keq. Unë rashë, u turpërova”

Spears, 42 vjeç, vazhdoi: “Mjekët erdhën menjëherë. Natyrisht, shkaktoi këtë skenë të madhe, e cila ishte kaq e panevojshme dhe gjithçka që më duhej ishte akulli. Është në të vërtetë shumë keq, por ja që ndodh.”

Britney më pas akuzoi nënën e saj, Lynne Spears, se ishte përfshirë në situatë, duke shkruar: “Unë nuk kam folur me të për 6 muaj dhe ajo telefonoi menjëherë pasi ndodhi ngjarja. Nuk e duroj dot”

Megjithatë, është e paqartë nëse ylli i popit po fajësonte nënën për thirrjen e mjekëve apo për nxjerrjen e lajmeve në shtyp.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco