Kendall Jenner zbulon sekretin e grimit e përsosur për pranverën

Kendall Jenner zbulon sekretin e grimit e përsosur për pranverën

10:00, 24/04/2024
A+ Aa A-

Kendall Jenner ka treguar sekretet e grimit të thjeshtë pranveror në një intervistë për Vogue. Kjo është hera e katërt që modelja bëhet pjesë e kësaj rubrike dhe në nisje të videos, thekson se këtë herë është shumë e përgatitur për një grim që do ju pëlqejë të gjithëve.

Po cilat janë hapat që modelja ndjek?

Masazhim dhe pastrim

Hapi i parë i rutinës së Kendall është masazhimi me teknikën kineze që sugjeron përdorimin e gua sha. Si fillim, e lyen fytyrën me vaj kokosi dhe ujë trëndafili, pastaj përdor mjetin e masazhimit. Në fund, e lan fytyrën me kujdes, për të hequr vajin duke theksuar se ka tendencë aknetike dhe i duhet kujdes i shtuar.

Zbutës buzësh dhe lëkure

Pasi aplikon hidratuesin, SPF dhe zbutësin e buzëve, ajo e bën gati fytyrën për grim me një produkt mist.

Grimi nis me hapin bazë, aplikim i fondatinës me sfungjer grimi dhe korrektor për konturim dhe mbulim defektesh.

Më pas, aplikon bronzer dhe blush në mollëza dhe mbi vetulla. Për këto të fundit, Kendall thotë se i preferon natyrale, ndaj vetëm i konturon me një laps. Te sytë, ajo aplikon pak ton ngjyrë kafe për thjeshtësi maksimale dhe kalon te rimeli.

Si hap të fundit, Jenner vë buzëkuqin, që në këtë video është i kuq, për të dhënë energjinë e një vajze të thjeshtë, por që i kushton vëmendjen e duhur pamjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco