''Nuk dua ta takoj…'/ Rrëfehet babai i Edona James: Nuk e kam parë si femër

''Nuk dua ta takoj…'/ Rrëfehet babai i Edona James: Nuk e kam parë si femër

18:57, 25/10/2023
A+ Aa A-

Ndër personazhet më të komentuar të “BBVK” është edhe Edona James. Që prej hyrjes Edona nuk ka hezituar të tregojë me detaje për ndërrimin e gjinisë.

Banorja e “BBVK” ndërkohë ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin tha se nuk e ka takuar prej vitesh.

Por, në një intervistë për RTV Dukagjinin, babai i Edonës nuk ka hezituar që të flasë për fëmijën e tij.

“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, dytë i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mund të bëj asgjë, më kanë kthyer në Kosovë, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.

“Ka kohë, kam harruar kur ka ndodhur më ka shkruar para dy jave a mundem me ma nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i fundit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.

Tutje ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën prej 23 vitesh, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.

“Prej fëmijërisë nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000 tash është 2023, qe 23 vjet”, pranoi ai.

Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.

“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco