Vivien ‘thumbon’ Getinjon me postimin e fundit: Netëve pa gjumë iu erdhi...

Vivien ‘thumbon’ Getinjon me postimin e fundit: Netëve pa gjumë iu erdhi...

18:17, 05/09/2023
A+ Aa A-

Vivien dhe Getinjo së fundmi kanë lënë të dyshojmë se janë ndarë.

Spekulimet nisën menjëherë pasi dyshja fshiu çdo foto së bashku në profilet përkatëse të Instagramit. Një tjetër detaj që shtoi dyshimet për ndarjen e çiftit, ishte fakti se rreth një javë më parë Vivien vizitoi Prishtinën por ajo nuk ka treguar në asnjë moment se ka takuar reperin e njohur.

Dyshja ka bërë daljen e tyre të fundit publike, në dasmën e dajës së Getinjos, më 6 gusht, ku dukeshin më të bukur se kurrë. Kur ka kaluar një muaj nga dalja e tyre publike së bashku, Vivien ka bërë një postim që duket më shumë si një thumbim ndaj ish të dashurit të saj.

“Pas një muaji, netëve pa gjumë, iu ka ardhur fundit”, shkruan Vivien në foto të publikuar në Instastory, teksa pozon në ashensor, një postim që daton thuajse një muaj pas daljes së përbashkët të çiftit në rrjetet sociale.

Ajo lë të nënkuptojë se ndarja e çiftit ka ndodhur pikërisht pas dasmës dhe duket se më në fund e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco