Ish-banori i 'BBV': Është e padiskutueshme që do ta fitojë Heidi

Ish-banori i 'BBV': Është e padiskutueshme që do ta fitojë Heidi

09:55, 25/04/2024
A+ Aa A-

Lid Delia, tashmë ish-banor i “Big Brother Vip”, shprehet i sigurt se fituesja e këtij edicioni do të jetë Heidi Baci.

Në një lidhje telefonike me “Breaking” në Top News, Lid i cili ka patur një raport shumë miqësor me Heidin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme tha se Heidi ka mbajtur balancë mes lidhjes dhe lojës, dhe për shkak të thjeshtësisë së saj ka më shumë avantazh për ta fituar. (lexo këtu)

“Egla thjesht nuk dëshiron të harxhojë energji me Liamin. Egla e di kë ka konkurrent,  nuk i intereson lufta me Liamin, Fokusi i saj është Juli, Egla dhe Romeo. Liami ka të djegura të gjitha kartat me Eglën. Nuk mendoj se mund të ketë më raport të mirë mes Heidit dhe Eglës.

Heidi është lojtarja më e veçantë, më klasikja dhe më e mirë e të gjithë BBV deri tani. Mban një balancë mes lidhjes dhe lojës në mënyrë perfekte. Është fituesja absolute e këtij edicioni. Unë marr në dita qindra mesazhe nga italianë të apasionuar pas Heidit. Për mua Heidi është një fenomen i këtij BB, më e thjeshta, më e kujdesshme”-u shpreh Lidi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco