Margarita Xhepa rrëfen sekretin e bukurisë dhe të jetëgjatësisë së saj!

Margarita Xhepa rrëfen sekretin e bukurisë dhe të jetëgjatësisë së saj!

15:40, 04/05/2024
A+ Aa A-

Margarita Xhepa, një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare mbushi 90 vjeç, por njëkohësisht ruan elegancën dhe bukurinë.

Image

Artistja e madhe shqiptare ishte e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.

“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë. Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh Margarita Xhepa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco