Lajmi i fundit

Karteli i Sinaloa, lidhjet nga Rumania në Shqipëri/ Liviu Alexa flet për SYRI TV

Cameron Diaz: 'Më mirë ta shoh fytyrën time të plaket, sesa të shoh një fytyrë që nuk është e imja'

Cameron Diaz: 'Më mirë ta shoh fytyrën time të plaket, sesa të shoh një fytyrë që nuk është e imja'

20:23, 23/05/2024
A+ Aa A-

Disa vite më parë, Cameron Diaz, teksa promovonte botimin e saj të parë, The Body Book, zgjodhi të ndante me ndjekësit pa ngurrim qëndrimin e vet rreth problemeve të ndryshme të lodhura me pamjen, aknetë tek të rritur dhe promovimin e jetëgjatësisë më mirë sesas shqetësimit për t`u dobësuar.

Image

Atëherë bëri dhe këtë rrëfim: “E kam provuar botoksin më parë, një prekje fare të vogël por që ma ndryshoi fytyrën në një mënyrë kaq të çuditshme saqë mendova: Jo, unë nuk dua të jem kështu. Preferoj më mire të shoh fytyrën time të plakur sesa të shoh një fytyrë që nuk më përket fare mua.”

Image

Ylli hollivudian i qëndroi besnike asaj deklarate të saj. Ajo vazhdon të mos ndërhyjë në fytyrë, por ta lërë moshën të lërë gjurmën e vet të natyrshme.

Image

Edhe pse konsiderohej si një nga legjendat e Hollyëood e njohur për rolet e saj në Charlie's Angels, Shrek dhe There's Something About Mary. Cameron zgjodhi të heqë dorë nga aktrimi për tu fokusuar në jetën e saj familjare me bashkëshortin e saj muzikant Benji Madden, dhe fëmijet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco