Hakmarrje ndaj ish të dashurës? Ja e vërteta e intervistës Blero-Afrona

Hakmarrje ndaj ish të dashurës? Ja e vërteta e intervistës Blero-Afrona

09:18, 21/05/2024
A+ Aa A-

Blero Muharremi, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Reload’ në RTV Dukagjini. Ai ka folur për herë të parë për ‘podcast’-in që bëri bujë me Afrona Dikën, me të cilën u nda dy vite më parë. (lexo këtu)

Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’. “Mu ka dhimt vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari.

 

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda Big Brother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Blero ndër të tjera shtoi: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco