Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

FOTO/ Historia e pabesueshme e 58-vjeçarit që duket 20 vjeç

FOTO/ Historia e pabesueshme e 58-vjeçarit që duket 20 vjeç

09:35, 02/05/2024
A+ Aa A-

Chuando Tan nga Singapori duket se ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme. Imazhi i artistit nga Singapori ka bërë xhiron e botës. Ai është 58 vjeç, i lindur më 3 mars 1966, por duket rreth 20 deri në 25 vjeç.

Chuando Tan filloi karrierën e tij si model në vitet 1980 dhe rreth 10 vjet më vonë ai hyri në botën e muzikës, duke interpretuar balada pop. E gjithë kjo pa shumë sukses, gjë që bëri t’i drejtohej pasionit të tij të vërtetë, fotografisë.

Një mik i tij i rekomandoi të hapte një llogari në Instagram, ku përveç publikimiy të punës së tij profesionale, postonte edhe imazhe të tij dhe tashmë ka 1.4 milionë ndjekës.

Fotografi dhe influencuesi ka pranuar se një pjesë e madhe e pamjes së tij rinore është për shkak të gjenetikës, por ai ka ndarë edhe serinë e rutinave dhe kujdesit të tij që e ndihmojnë të ruajë atë pamje.

Chuando i ndan rutinat dhe zakonet e tij të shëndetshme në dy pjesë: ushqim dhe ushtrime fizike. Ai vetë ka shpjeguar në rrjetet sociale dietën që konsumon zakonisht, ditën e nis me 6 vezë të ziera pa të verdha. Pas mëngjesit ai ha pulë me oriz ose perime të pjekura në skarë. Në kohën e drekës ha supë peshku dhe lë vend për ëmbëlsirë, e cila zakonisht është akullore. Ai ka hequr dorë nga kafeja dhe çaji dhe tani rekomandon thjesht të pini shumë ujë. Chuando zakonisht e mbyll mbrëmjen me një sallatë.

Ai pranon se ka bërë një trajtim me botoks, por këmbëngul se ishte shumë vite më parë. Trajtimet e tij të vetme janë kremrat e fytyrës dhe lyerja e flokëve për të fshehur flokët e tij të thinjur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco