Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Megi dhe Endri e çojnë lidhjen në tjetër nivel, plane për bashkëjetesë, por ja çfarë i pengon

Megi dhe Endri e çojnë lidhjen në tjetër nivel, plane për bashkëjetesë, por ja çfarë i pengon

07:43, 30/07/2023
A+ Aa A-

Prej më shumë se një viti Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një lidhje dashurie.  Që pas mbylljes së kontratës në fund të sezonit në Turqi, futbollisti është kthyer në Tiranë, ku edhe ka formalizuar raportin me moderatoren. Çifti ka tashmë një lidhje të konsoliduar, ku gjërat janë bërë zyrtare edhe në familjet e tyre.

Nëse e ardhmja e afërt në karrierën e tij si futbollist do ta sjellë në Shqipëri, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën. E vetmja gjë që i pengon është nëse Çekiçi do të zgjedhë një skuadër jashtë vendit, gjë që do të bëjë që ata do ta jetojnë këtë histori në distancë.

Këtë sezon veror, të shpeshta kanë qenë takimet e tyre në Tiranë, ku prezentë në shumë raste kanë qenë edhe familjarët e dyshes, duke e çuar kështu këtë lidhje në një tjetër nivel.

Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje. Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet.

Burimi: Panorama plus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco