Rrethrrotullimi më i madh në botë ka një perimetër prej 3.4 kilometrash

Rrethrrotullimi më i madh në botë ka një perimetër prej 3.4 kilometrash

23:13, 29/06/2023
A+ Aa A-

Rrethrrotullimi Putrajaya në kryeqytetin administrativ të Malajzisë mban rekordin Guinness për rrethrrotullimin më të madh në botë. Ka një perimetër 3.4 km dhe përmban 15 pika hyrje/dalje.

I vendosur në zemër të Putrajaya, kryeqytetit administrativ të Malajzisë, rrethrrotullimi Persiaran Sulltan Salahuddin Abdul Aziz Shah, i njohur ndryshe si Rrethrrotullimi Putrajaya, është një nga pikat më të tërheqëse dhe të pazakonta në këtë vend të Azisë Juglindore.

Ai është projektuar nga arkitekti i njohur malajzian Hijjas Kasturi dhe është inauguruar në vitin 2003.

Si një sukses i inxhinierisë moderne të infrastrukturës, rrethrrotullimi më i madh në botë është ndërtuar rrotull Istana Melaëati, pallati i dytë më i madh i Yang di-Pertuan Agong të Malajzisë, monumentit Putra Perdana dhe një hoteli luksoz me pesë yje. Është gjithashtu pika kryesore e hyrjes në atraksionet kryesore të Putrajaya, duke përfshirë kompleksin e zyrës me kupolë të gjelbër të kryeministrit dhe xhaminë e madhe të qytetit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco