I kapi në koncert, fansi nxjerr në ankand syzet e Beyonce-s për çmimin marramendës!

I kapi në koncert, fansi nxjerr në ankand syzet e Beyonce-s për çmimin marramendës!

17:54, 15/06/2023
A+ Aa A-

Një fans me fat ka nxjerrë në ankand syzet e diellit të Beyonce-s pasi i kapi ato në turmë gjatë koncertit të artistes në stadiumin Tottenham Hotspur.

Syzet thuhet se janë bërë me porosi nga marka e njohur e modës “Off White”. Këngëtarja e “Crazy in Love” i hodhi syzet e diellit në turmë ndërsa performonte këngën e saj, “Diva”.

Shitësi, i quajtur Valentino ka vendosur një çmim deri në 17.507 eurosh në ankand, pavarësisht se syzet e diellit “Off White” zakonisht shiten me pakicë rreth 233 euro.

Turneu botëror “Renaissance” filloi muajin e kaluar me një koncert të 17 majit në Stokholm, Suedi dhe që atëherë është ndalur në vendet kryesore evropiane, duke përfshirë Parisin dhe Londrën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco