Çfarë ndodhi në xhirimet e 'Post BBV'? Ofendime,përplasje dhe debate me Zhakun dhe çiftin Ejlli

Çfarë ndodhi në xhirimet e 'Post BBV'? Ofendime,përplasje dhe debate me Zhakun dhe çiftin Ejlli

14:46, 09/05/2023
A+ Aa A-

Po diskutohet pafund ende pa u transmetuar Post BBVIP2 ku si protagonist shikon opinionisten Zhaklin Lekatari dhe çiftin e sapo martuar Luiz-Kiara.

Zërat thonë se ata janë përplasur ashpër me njëri tjetrin ku nuk kanë munguar akuzat e Zhakut ndaj Kiarës duke e akuzuar se ndryshoi kur pa famën e Luizit.
Moderatorja është larguar duke qarë për tu rikthyer më vonë.

Kjo nuk e ka ndalur opinionisten e cila ka vazhduar me Luizin duke e etiketuar mashtrues si pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe këtu përflitet se ka ndërhyrë edhe Arbër Hajdari i cili gjithashtu për herë të parë ka debatuar me Zhakun.

Kristi ose Olta janë padyshim fituesit e Zhaklinës dhe thuhet se disa banorë janë ngritur në formë proteste që Zhaku të lërë studion por sigurisht nuk është marrë parasysh.

Edhe Tea ka marrë minutat e saj ku ka risjellë temën e kërcënimit,ku sipas versionit të saj,Kiara dhe burri i tezes e kanë kërcënuar me shprehjen:”Do të vras”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco