'Sherr' me studion muzikore? Sardi Strugaj vjen me një paralajmërim serioz!

'Sherr' me studion muzikore? Sardi Strugaj vjen me një paralajmërim serioz!

12:29, 03/05/2023
A+ Aa A-

“Muzika e mirë nuk ka vdekur“- thotë këngëtari Sardi Strugaj në bio-n e llogarisë së tij në Instagram, duke na lënë të kuptojmë se çfarëdo të ndodhë, s’do të heqë dorë nga të bërit art e muzikë të bukur.

S’dimë ç’ka ndodhur me të dhe çunat e studios muzikore Undefined, por një postim i Sardit në InstaStory ngriti disa dyshime.

Ai tregoi për një studio të re dhe fillime të reja duke nënkuptuar mesa duket, që është shkëputur nga studio muzikore, ndërsa për arsyet u bëmë kuriozë.

Madje, Undefined është “zhdukur” papritur edhe nga bio e Sardit në profilin e tij në Instagram.

Undefined ka qenë shtëpia e Sardit, Killua, Arnon, etj. ku kanë lindur edhe hite si: “Te Molla”, “Sytë”, “E pash unë djallin”, “Bagëti e Bujqësi”, etj. Kjo studio ka marrë shumë vlerësime dhe disa çmime në festivale kombëtare.

Kujtojmë që në shumë intervista, djemtë e Undefined janë paraqitur së bashku. Po ashtu ata numërojnë disa bashkëpunime të suksesshme, duke theksuar miqësinë mes njeri tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco