Po shpenzoni shumë? Disa këshilla si të kurseni para çdo ditë

Po shpenzoni shumë? Disa këshilla si të kurseni para çdo ditë

10:11, 07/04/2023
A+ Aa A-

Të mund të kursejnë dhe menaxhojnë paratë e tyre është dëshira e shumë personave. Në këto kohë për shumicën e njerëzve të nxjerrësh muajin me paratë që kemi në dispozicion, nuk është gjithmonë e lehtë.

Lajmi i mirë në fakt është se nëse jemi pak më të kujdesshëm, do të mund të kursejmë më shumë. Më poshtë gjeni disa “këshilla” si të shpenzoni më pak:

Ndiqni rrugëtimin e shpenzimeve

A e dini se sa keni shpenzuar muajin e fundit? Pjesa më e madhe e personave nuk e dinë. Por ky hap ju shërben për të kuptuar se ku mund t’i kishit evituar shpenzimet. Në të kundërt rrezikoni që të harxhoni për gjëra të parëndësishme.

Ndani nevojat nga dëshirat

Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë. Për të dytat duhet të shpenzoni vetëm nëse jeni të sigurt që mund ti përballoni.

Shmangni borxhet apo kreditë për shpenzime jo serioze

Të marrësh kredi/borxh është në rregull. Por ato duhet të merren vetëm për shpenzime të jashtëzakonshme, përndryshe do të përfundoni në vorbullën e borxhit.

Çdo muaj hiqni diçka mënjanë

Nëse keni një llogari bankare, një ide është që të derdhini një shumë të vogël çdo muaj.

Kushtojini vëmendje sigurimit

Sigurimi, duke nisur nga makinat shpesh duket si një shpenzim i konsiderueshëm. Duhet të siguroheni që keni zgjedhur kompaninë më serioze dhe më të leverdishme për rastin tuaj specifik.

Shikoni më pak televizor

Sipas disa ekspertëve, të shikosh shumë televizor ju shtyn të shpenzoni para. Motivi lidhet me reklamat që ju jeni më të ekspozuar.

Planifikoni ushqimet e javës

Nëse planifikoni ushqimet e të gjithë javës, mund të bëni blerje në lidhje me rrethanat, duke evituar shpenzimin e parave për gjëra që më pas nuk do t’i përdorni.

Bëni listën e gjërave që do të blini dhe më pas respektojeni

Blerjet impulsive janë shpesh një rrugë për të shpenzuar me shumë seç duhet. Të kesh një listë të detajuar të asaj që duhet të blini, ua zgjidh këtë problem dhe ju lejon që të zgjidhni dyqanin që ju leverdis më shumë.

Bëni shpenzimet vetëm

Sipas disa studimeve, të bësh shpenzime në shoqëri do të thotë që të bësh blerje impulsive. Në përgjithësi nuk do të jeni të fokusuar tek ato që ju nevojiten, e për pasojë ju do të shpenzoni më shumë.

Pini shume ujë

Nuk është vetëm çështje shëndeti , por të pini më shumë ujë, ju pengon që të blini pije të tjera. Normalisht që kështu do të shpenzoni më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco