Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

'Të rinjtë të demoralizuar'/ Debati:Po ikin me gomone e kamionë,pagat janë të ulëta

'Të rinjtë të demoralizuar'/ Debati:Po ikin me gomone e kamionë,pagat janë të ulëta

11:28, 16/02/2023
A+ Aa A-

Një tjetër diskutim për banorët ishte punësimi i të rinjve dhe pagat e ulëta.

Luizi: Kam jetuar në Paris dhe e di sa janë çmimet atje dhe sa janë në Shqipëri. Të rinjtë që kanë një familje e cila ka lidhje me politikën, do e gjejnë një vend pune. Pjesa tjetër do punojnë kamarier e banakier. Këta demoralizohen. Shohin se si dikush tjetër bën jetë luksi brenda dy muajve  në mënyrë jo të drejtë.

Keisi: Kam të njejtin mendim si Luizi. Unë nuk e kam menduar të largohem jashtë sepse i kam pasur mundësitë. Nëse punon edhe këtu ku jemi, ne do ja arrijmë.

Olta: Po sa vite do na duhet të punojmë të blejmë një shtëpi me forcat tona?  Unë jam aktore. Kam qënë shumë aktive në profesionin tim. Paguhem mirë me aq sa është limiti për tu paguar një aktore. Unë sot jam 36 vjeçe dhe sot një shtëpi timen, unë nuk e ble dot. Të  kesh një shtëpi tënden është minimumi. Unë vendos një emër, bëhem dikushi dhe paguhem njësoj si dikush që sapo del nga banka  e shkollës. A është e drejtë kjo?

Bledi: Ke të drejtë.  Dikush me pesëqind mijë lekë rrogë, nuk  mund ta blejë dot një shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco