Sanremo 2023/ Mbrëmja e katërt rikthen në Ariston emra të mëdhenj të muzikës italiane

Sanremo 2023/ Mbrëmja e katërt rikthen në Ariston emra të mëdhenj të muzikës italiane

12:03, 11/02/2023
A+ Aa A-

Mbrëmja e katërt e Sanremos ka rikthyer në skenën e Ariston emra shumë të njohur të muzikës italiane. Amadeus, drejtori artistik i festivalit i festivalit zgjodhir Chiara Francini si bashkëprezantuese e cila bëri një hapje ndryshe nga kolegët e netëve të mëparshme.

Image

Elodie dhe Big Mama,bënë hapjen e mbrëmjes ndërsa këngëtari i njohur Peppino Di Capri, u nderua edhe me Çmimi e Karrierës.Këngëtari Eros Ramazzotti risolli hitin “Adesso tu”.

Po ashtu në skenë u ngjitën edhe disa nga artistët e edicioneve të fundit të Festivalit, nga Ema e Elisa, Noemi e Sangiovanni.

Të ftuar ishin edhe emra të mirënjohur ndërkombëtarë, mes të cilëve spikati edhe emri i violonçelisti shqiptar Iljard Shaba. 

Iljard Shaba është zgjedhur nga Anna Oxa, për të performuar në këtë natë të duetit. Në një intervistë të zhviluar së fundmi ai ka treguar se Ardit Gjebrea e kishte sugjerar tek artistja me origjinë shqiptare Ana Oxa për të qenë pjesë e duetiti.

Image

Image

Shaba është një emër jo pak i njohur për publikun e gjerë, teksa famën e tij ia detyron karrierës së si violonçelist profesionist të ndërmarrë që në moshë të re.

Stili i tij është unik dhe i veçantë, duke filluar nga muzika xhaz, latine dhe klasike, pa e përçmuar popin.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco