Pësoi një sulm epileptik, banori i 'BBVKS' dërgohet me urgjencë në spital

Pësoi një sulm epileptik, banori i 'BBVKS' dërgohet me urgjencë në spital

14:55, 18/01/2023
A+ Aa A-

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica ose ndryshe i njohur si Lugati, thuhet se është dërguar mëngjesin e sotëm në spital.

Bëhet e ditur se Karrica ka pësuar një lloj sulmi epileptik sot rreth orës 08:30 të mëngjesit, burimet nga QKUK tregojnët se Karrica është jashtë rrezikut për jetën.

Shëndeti i tij është përkeqsuar pak çaste pasi është zgjuar nga gjumi. Teksa kishte pirë kafe dhe më pas nisi të lante enët, këngëtari ka humbur ndjenjat.

Momentalisht, Lugati është në gjendje stabile, ndërkohë që po vazhdon akoma të jetë nën kontrollin e mjekëve.

“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.

Për shëndetin e Gjon Karricës, Big Brother ka dhënë gjithashtu një dekaratë:

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime. Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova” thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco