VIDEO/ ‘E kam idhull’, Luizi ngre dolli për Sali Berishën ne Big Brother

12:31, 18/01/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli këngëtari nga Shkodra ditët e fundit është tema kryesore e debateve dhe bisedave në shtëpinë e Big Brother por edhe jashtë saj.

Situatat dhe debatet që janë krijuar brenda e kanë rritur famën e tij në mënyrë të jashtëzakonshme, ku disa ditë më para ishte dhe vetë deputeti i PS në Shkodër, Benet Beci që i ka bërë thirrje të bashkohet në fushatën e zgjedhjeve bashkiake.

Por Beneti ka harruar një detaj shumë të vogël, Luizi ka idhull të tij në politikë, Sali Berishën dhe kjo është parë dhe vërtetuar shumë herë brenda shtëpisë së BBV. Mbrëmjen e kaluar ai kërkojë që të ngrihet edhe një dolli në shenjë respekti për kryetarin e PD-s.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy është që emri i Berishës të jetë më i përmenduri pas Luizit dhe Kiarën brenda BBV që kur ka filluar programi.

Tani pritet që Berisha ti përgjigjet dhe ftesës që i ka bërë Luizi brenda shtëpisë për ti kushtuar një status në llogarinë e tij në facebook./Eraldo Stafuka Syri.Net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco