Gëzon forma perfekte, por ushqimi i preferuar i Beniada Nishanit qenka shumë tradicional

Gëzon forma perfekte, por ushqimi i preferuar i Beniada Nishanit qenka shumë tradicional

15:57, 20/09/2022
A+ Aa A-

Beniada Nishani është një ndër personazhet më të komentuara në publik që pas daljes nga “Big Brother Vip”.

Me çiltërsinë dhe humorin që e karakterizonte ajo, ia doli të rrëmbente zemrat e të gjithëve. Përpos kësaj, modelja ra në sy edhe për format e saj fizike.

Ndonëse duket shumë në formë, përsa i përket ushqimit, Beniada qenka shumë “tradicionale”. Më anë të një story në Instagram, ish-banorja e BBV, ka treguar se ndër pjatat e saj të preferuara janë edhe specat e mbushur.

“Më në fund pas kaq muajsh, një nga pjatat e mia të preferuara, specat e mbushur,”-shkroi Nishani.

Image

Përpos kësaj, modelja “premtoi” se do të mësonte t’i gatuante së shpejti.

Sa i përket jetës sentimentale, Nishani ka treguar dhe më parë se është tradicionale, duke zbuluar edhe karakteristikat që shikon tek një djalë. Sa i përket ekperiencës në BBV, ajo tha se lidhja me dikë thjesht nuk ndodhi ndërsa për personazhet që krijojnë romanca në formate të tilla ajo tha se e bëjnë për më shumë famë.

“Unë besoj në dashuri dhe mendoj se jam tradicionale. Te një djalë shikoj shumë gjëra, nuk shikoj bukurnë, paraqitja siguisht është e rëndësishme sepse është kontakti i parë. Por unë nuk thashë në Big Brother që s’do lidhem. Por ja që nuk ndodhi. Sigurisht që ka edhe personazhe që lidhen për të bërë dhe më shumë famë por mendoj se publiku i kupton këtë gjëra”- tregoi ajo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco