Bebe Rexha rikthehet në skenë, shqiptarja një nga prezantueset e 'MTV VMA 2022'

Bebe Rexha rikthehet në skenë, shqiptarja një nga prezantueset e 'MTV VMA 2022'

22:18, 26/08/2022
A+ Aa A-

Vetëm dy ditë na ndajnë nga ‘MTV Video Music Awards 2022’ që do të mbahen në ”Prudential Center”‘ në New Jersey më 28 gusht.

Dhe përveç Dua Lipës e cila është e nominuar në 5 kategori, një tjetër shqiptare do marrë pjesë në ceremoninë madhështore. Po flasim për Bebe Rexhën e cila do të jetë pjesë e evenimentit të madh si prezantuese.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një postimi të publikuar në InstaStory, ku bën me dije se do të jetë një nga prezantueset në ngjarjen e madhe.

Image

Bebe Rexha është fituese e një çmimi ‘MTV Video Music Awards’ në vitin 2019. Asokohe ajo ishte shpërblyer me çmim në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco