Sa para fshihen pas magjisë së 'Sunny Hill Festival' në Kosovë?

Sa para fshihen pas magjisë së 'Sunny Hill Festival' në Kosovë?

12:34, 05/08/2022
A+ Aa A-

Festivali “Sunny Hill” është një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore prej vitesh në Kosovë.

Për tri edicione rrjesht, ky festival ka arritur që të sjellë në Kosovë yje botërorë të muzikës, teksa ka ndarë edhe fonde për art dhe kulturë.

Një festival i këtij kalibri, sigurisht mbështetet nga shumë partnerë për realizimin e tij, ndër to edhe Komuna e Prishtinës.

Këta të fundit kanë nënshkruar kontratë në vlerë 150 mijë euro për kompaninë “The Sunny Hill Sh.P.K”, e cila njëherësh është kompania që realizon festivalin.

Është publikuar edhe dokumenti nga “Telegrafi”, i shfaqur në e-Prokurim, ku bëhet e ditur se kontrata është dhënë përmes procedurës së negocimit.

Image

Kujtojmë që data 4 gusht shënoi startimin e këtij edicioni të “Sunny Hill Festival” në Kosovë dhe do të vazhdojë deri më datë 7, të dielën.

Mbrëmja hapëse dhuroi një performancë elektrizuese nga ylli me famë botërore Dua Lipa.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco