‘Pa ngrënë prej ditësh’/ U arrestua pas sherrit me Noizyn, Cllevio në gjendje të rënduar shëndetësore

‘Pa ngrënë prej ditësh’/ U arrestua pas sherrit me Noizyn, Cllevio në gjendje të rënduar shëndetësore

14:17, 12/06/2022
A+ Aa A-

Reperi Cllevio u arrestua disa ditë më parë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai sakaq, u përfshi më herët në një sherr me Noizyn, ku dhe si pasojë u akuza nga ana e këtij të fundit ishte pikërisht ai që i kishte vendosur eksploziv biznesit në Durrës.

Tashmë, Keviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio ndodhet në paraburgimin e Fierit.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë të ditur se po keqtrajtohet, është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk i jepet asnjë mjekim.

“Keviol Ahmetaj po keqtrajtohej në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella, në grevë urie prej 4 ditësh dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabël. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ndodhet. Nuk i jepet mundësia as të ankohet në asnjë institucion”, thuhet në postimin e reperit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco