Ariana Grande përmbush ëndrrën e saj për të luajtur në ‘Wicked’

Ariana Grande përmbush ëndrrën e saj për të luajtur në ‘Wicked’

21:42, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një muzikal në Broadway do të shfaqet për herë të parë në ekranet e mëdha. “Universal” së fundmi njoftoi se shfaqja e suksesshme “Wicked” do të bëhet film, pjesa e parë do publikohet më 25 dhjetor 2024 dhe e dyta më 25 dhjetor 2025.

Regjisori i filmit Jon M. Chu shkroi në rrjetet sociale për të zbuluar se kush do të luajë rolet e shtrigave të Ozit. Në një deklaratë të gjatë, regjisori tha se Ariana Grande dhe Cynthia Erivo do të vazhdojnë të ndajnë historitë e Glinda dhe Elphaba, bazuar në romanin bestseller të Gregory Maguire.

Image

“Ndërsa përgatitëm produksionin gjatë vitit të kaluar, u bë gjithnjë e më e qartë se do të ishte e pamundur të përzihej historia e ‘Wicked’ në një film të vetëm pa i shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë. Ndërsa përpiqeshim të shkurtonim këngët ose personazhet, ato vendime ndiheshin si kompromise fatale me materialin burimor që na ka argëtuar të gjithëve për kaq shumë vite,” shkroi Chu në Twitter.

Image

Muzikali është i gjatë 2 orë e 45 minuta është një prequel i “Magjistarit të Ozit” dhe tregon historinë e Elphaba, shtrigës së keqe të Perëndimit, dhe Glinda shtrigës së mirë dhe miqësisë së tyre.

Grande hyri në Instagram për t’i bërë jehonë lajmit duke ndarë deklaratën dhe fletët muzikore. “Disa lajme emocionuese  [🙂]  #WickedMovies”, ka shkruar këngëtarja dhe aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco