Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, diskutohet rezoluta anti-korrupsion

‘Donaldin e kam shumë zemër’ Arbana i kthehet Albërie Hadërgjonajt: Sikur...

‘Donaldin e kam shumë zemër’ Arbana i kthehet Albërie Hadërgjonajt: Sikur...

13:03, 02/01/2022
A+ Aa A-

Nata e mbrëmshme ishte e mbushur plot surpriza për banorët e "Big Brother".

Beatrixa ishte një ndër banoret që u surprizua nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj.

Pasi e puthi dhe e përqafoi mbesën, Albëria tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin.

"Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald", i tha Albëria Donaldit ndërsa Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit.

"Sikur s'ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë", i tha Arbana, referuar intervistës ku Albëria shprehej se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.

"Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s'ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s'u bë nami", u përgjigj Albëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco