Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon Roza Lati

Videoja virale ku shtyu gazetaren për të bërë foto: Reagon Roza Lati

12:26, 27/05/2024
A+ Aa A-

Në tapetin e kuq të finales së “BBVA 3”, Roza Lati pati një incident me gazetaren Albana Ruçi, të cilën e shtyu me shaka për të bërë një foto. Videoja u bë menjëherë virale dhe për të, reaguan kolegë të Albanës dhe komentues, të cilët e cilësuan veprimin si “kërkesë vëmendjeje” dhe “të pasjellshme”.

Image

Vetë gazetarja publikoi momentin dhe shkroi: "Ideja është unë qesh dhe s'bëj gjë të madhe se s'jam e djegur për vëmendje, se mund të kisha bërë sikur isha rrëzuar ose cenuar shumë, se isha dhe live, por unë jam në të 20-at dhe jo afër të 40-ave, kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet. Dhe ato që do shuhen e do bien, sjellin fat thuhet. Kështu që, mos u shqetësoni".

Image

Mandej, Albana u shpreh: "E fundit se u lidha! Unë e intervistova Rozën më pas, madje në studio dhe me shumë dashamirësi. Më shkruan shumë njerëz që mbrëmë, por e anashkalova. Sot, meqë vazhdonin postimet dhe pikëpyetjet nëse ishte diçka e tolerueshme apo jo, pata një reagim të vogël, krahasuar me ndjesinë. Veprime të vogla, mbase të nxituara nuk na bëjnë njerëz të këqij".

Image

Nisur nga zhurmë që u bë në rrjet, Roza, përmes disa postimeve në Internet, bëri me dije se nuk donte ta lëndonte gazetaren, por të bënte disa foto nga mbrëmja e rëndësishme.

“Një mesazh për publikun dhe Albanën”, e nisi Roza reagimin. “Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at, prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë: “Zemër, sa të bëj dy foto se po ikën fotografi”. Aty isha dhe patjetër do prononcohesha”.

Image

Image

 

Image

 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco