Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen në fshehtësi

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen në fshehtësi

15:06, 27/05/2024
A+ Aa A-

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë martuar në fshehtësi gjatë fundjavës së kaluar, raporton Page Six. Ata u shfaqën në disa foto të shkrepura nga paparacët me unazat shkëlqenin në gishtat e tyre.

Brown, e veshur casual, i ktheu përgjigje një paparaci, i cili e uroi çiftin e ri. “Faleminderit”, tha aktroja e “Stranger Things” për urimin e martesës, me mirësjellje.

 

Image

Sipas burimeve, ata po planifikojnë një tjetër ceremoni më të madhe, por tani për tani, janë martuar ligjërisht. “Martesa ishte shumë private dhe romantike. Ata thanë betimet me familjarët e afërt”, shtoi burimi.

Image

Aktorja dhe modeli do të bëjnë një tjetër dasmë në Itali, gjatë verës. Në ceremoni ishin të ftuar prindërit e Millie, sigurisht edhe i ati i famshëm i Jake, Bon Jovi. Ende nuk dihet nëse këngëtari i famshëm këndoi në dasmën e të birit, por nëse e ka bërë, do ishte fantastiiiikee!

Domethënë, të gjithë e kemi dëgjuar si tingëllon “It’s My Life” në një dasmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco