Brad Pitt mposhtet sërish nga Angelina Jolie në luftën për kujdestari

Brad Pitt mposhtet sërish nga Angelina Jolie në luftën për kujdestari

13:37, 28/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e Kalifornisë hodhi poshtë ankesën e Brad Pitt në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve me Angelina Jolie. 

Domethënë, aktgjykimi me të cilin ai mund të kalonte më shumë kohë me ta ishte anuluar paraprakisht.

Zëdhënësi i Pete tha për revistën “People” se ky vendim nuk ndryshon provat, pra konkluzionet e ekspertëve të shumtë të cilët janë udhëhequr ekskluzivisht nga ajo që është në interes të fëmijëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është ligjërisht e nevojshme në bazë të analizave të detajuara nga ekspertë të pavarur”,  shtoi ai.

Avokati i Angelina Jolie tha se aktorja e mirëpriti vendimin.

“Jolie është e përqendruar te familja e saj dhe është e kënaqur që mirëqenia e fëmijëve të saj nuk do të ndikohet nga sjelljet joetike”, tha ai.

Gjykatësi John Oderkirk, i cili më parë lejoi Pitt të kalonte më shumë kohë me fëmijët, u përjashtua në korrik të këtij viti për shkak të "mos zbulimit të të dhënave të detyrueshme" në këshillën ligjore të Pete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco