Atletet Michael Jordan shiten për një milion e gjysmë dollarë

Atletet Michael Jordan shiten për një milion e gjysmë dollarë

13:18, 26/10/2021
A+ Aa A-

Atletet e veshura nga basketbollisti Michael Jordan në fillim të karrierës së tij u shitën për gati një milion e gjysmë dollarë në ankand, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby's.

Ky është çmimi rekord që arritën disa atlete sportive në shitjen në ankand.

“Atletet më të vlefshme deri më tani në ankand, Nike Air Ships e vitit 1984, të veshura nga Michael Jordan gjatë sezonit të rregullt, u shitën për 1,472,000 dollarë në ankand në Las Vegas”, tha Sotheby's në Twitter mbrëmë.

Atletet që Jordan veshi në ndeshjen e pestë të sezonit të parë me Chicago Bulls u bënë kult si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Shumë e konsiderojnë Jordanin si basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco