Butrint Imeri arrin sukses botëror me këngën ‘Kuku’

Butrint Imeri arrin sukses botëror me këngën ‘Kuku’

15:01, 04/10/2021
A+ Aa A-

Pa u lançuar zyrtarisht ishte bërë tashmë hit në “TikTok”, e dihej se kënga më e re e Butrintit do arrinte sukses të jashtëzakonshëm.

Këngëtari ka ndarë në “Instagram” suksesin që po arrin kënga, e nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë.

 

Kënga është nr. 1 në “YouTube” në Shqipëri, Austri, Zvicër. Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut.
Në shtetin fqinj italian ndodhet në vend të 4.

“Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falenderoj nga zemra”, shkruan Butrinti në “InstaStory”. 

Image

Butrinti momentalisht ka qenë i zënë me turneun e tij nëpër Evropë, pas një vere të ngarkuar me mbrëmje e koncerte në Kosovë.

Theksojmë që me masat e reja për parandalimin e COVID-19 u ndaluan edhe ahengjet e ndryshme muzikore.

Image

Butrint Imeri arriti në një kohë të shkurtër të kthehej në një nga këngëtarët e preferuar të viteve të fundit.
Kujtojmë se Butrint Imeri përflitet në media për një histori dashurie me Olta Beqiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco