Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Analiza, si po e drejton SPAK Klodian Braho?

Finalja e Botërorit mund të ketë pushim deri në 25 minuta për shkak të spektaklit 'Half-Time Show'

Finalja e Botërorit mund të ketë pushim deri në 25 minuta për shkak të spektaklit 'Half-Time Show'

09:42, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Finalja e Botërorit 2026 mund të sjellë një risi të madhe për tifozët e futbollit, pasi pushimi mes dy pjesëve mund të zgjasë më shumë se zakonisht për shkak të organizimit të një spektakli madhështor muzikor në stilin e “Super Bowl”.

Sipas raportimeve të BBC, pushimi i finales mund të shkojë nga 20 deri në 25 minuta. Ideja është që 15 minutave tradicionale të pushimit t’u shtohen edhe rreth 10-11 minuta për zhvillimin e “half-time show”, ku pritet të marrin pjesë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Madonna, Shakira dhe Justin Bieber.

Një spektakël i tillë është provuar edhe më parë gjatë Kupës së Botës për Klube, ku “half-time show” zgjati 24 minuta.

Ky do të ishte një ndryshim i rëndësishëm në traditën e finales së Kupës së Botës, duke e afruar më shumë eventin me formatin e finales së Super Bowl në futbollin amerikan, ku shfaqja në pushimin e ndeshjes është një nga momentet më të ndjekura në botë.

Përpara fillimit të finales së Botërorit 2026 do të zhvillohet gjithashtu ceremonia e mbylljes së turneut, ku një nga protagonistet kryesore do të jetë ‘ylli’ italian i muzikës, Laura Pausini.

Finalja e madhe do të jetë jo vetëm një përballje për trofeun më të rëndësishëm të futbollit, por edhe një spektakël global me muzikë, argëtim dhe emocione jashtë fushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco