Spanja kualifikohet për në çerekfinale të Botërorit 2026. Në Dallas, “La Roja” mposht 1-0 Portugalinë e Kristiano Ronaldos, i cili kështu i jep lamtumirën kompeticionit. Pas një ndeshjeje të ekuilibruar, ku portugezët goditën edhe traversën me Nuno Mendes, vendosën zëvendësimet e De la Fuentes: në fund hynë Ferran Torres, që dha asistin, dhe Mikel Merino, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 91-të. Tashmë, për spanjollët, në çerekfinale i pret një mes Shteteve të Bashkuara dhe Belgjikës.
Rastet dhe goli
Portugalia dhe Spanja kanë mbyllur në barazim 0-0 45 minutat e para të supersfidës së vlefshme për 1/8-at e finales së Botërorit 2026, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat.
Simon save against Ronaldo 12'
by
u/MakisDelaportas in
soccer
Spanja krijoi rastin e parë të rrezikshëm në minutën e tetë, kur Mikel Ojarzabal u gjend në një pozicion të mirë, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 16-të, Aleks Baena provoi nga kufiri i zonës pas një topi të kthyer, por portieri Diogo Kosta reagoi mjaft mirë dhe shmangu golin.
Diogo Costa saves against Spain 16'
by
u/977x in
soccer
Në minutën e 31-të, Dani Olmo humbi një mundësi të artë, duke e dërguar me kokë topin jashtë portës nga një distancë e afërt.
Portugalia u kundërpërgjigj në minutën e 37-të me Kristiano Ronaldon, i cili provoi pas një topi të kthyer, por Unai Simon priti në pozicion.
Vetëm katër minuta më vonë, Nuno Mendes iu afrua edhe më shumë golit, por goditja e tij nga hyrja e zonës u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në traversë.
Unai Simon saves against Portugal 37'
by
u/977x in
soccer
Nuno Mendes hits the crossbar 41'
by
u/MakisDelaportas in
soccer
Sapo nis minuta e parë shtesë, Merino, i sapofutur në fushë, gjendet i lirë përballë portierit, i asistuar Ferrn Torres, dhe shënon golin e 0-1.
© SYRI.net